‘Deri të premten moti jostabil me reshje të shiut dhe erë të fortë’

25 qershor 2024 | 14:59

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka njoftuar se nën ndikimin e masës ajrore të paqëndrueshme, deri të premten moti do të jetë i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

Në disa vende do të ketë stuhi me reshje të dendura të rrëmbyeshme për një kohë të shkurtër, bubullima, erë e fortë (mbi 60 km/h) dhe breshër.

Temperatura ditore do të jetë në rënie graduale. Gjatë fundjavës pritet të jetë mot stabil dhe më i ngrohtë.

DPHM-ja ka njoftuar se deri të premten në Shkup do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm dhe bubullimë. Në pjesë të luginës proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme në një kohë të shkurtër, bubullima, erë e fortë dhe me breshëri.

DPHM-ja ka rekomanduar vigjilencë më të madhe në rast shkarkimesh elektrike, për të mos qëndruar në ambiente të hapura dhe nën pemë të vetmuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me…