Deputeti i PDK-së reagon pas kritikave për takimin me ambasadorin Martin Berishaj

25 qershor 2024 | 15:37

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka marrë shumë kritika dhe reagime për takimin e tij me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ky i fundit është i dyshuar për një skandal financiar të ndodhur në Slloveni, ku është thënë se është i përfshirë dhe për shkak të hetimeve që atij iu bënë nga Prokuroria Speciale.

Deputeti Berisha ka thënë se ai është një mik që e përfaqëson Republikën e Kosovës në Kroaci, dhe përderisa ai e mbanë akoma këtë post do të vijojë të jetë pjesë e takimeve të tilla.

“Sot në establishtmentin politik, ka shumë individë që deri dje nuk e njohën shtetin e Kosovës, nuk iu përkulën flamurit shtetëror, e nuk u ngritën në këmbë kur intonohej himni i Kosovës. Djegën dhe përbaltosen, ushtruan dhunë dhe degraduan institucionet dhe qëllimi i tyre i vetëm ishte ardhja në pushtet. Siç e shohim edhe sot, në qeverisjen e tyre nuk kanë bërë asnjë progres për mandatin katërvjeçar dhe kanë ardhur deri aty sa të deklarojnë se opozita po i shtyn zgjedhjet parlamentare. Ndërkohë, debati politik e medial ditor gjithnjë e më shumë vijon të mjegullohet me defilimet e personave që kanë qenë eksponentë e bashkëpunëtorë të sigurimit shtetëror jugosllav e serb”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Në fund të reagimit të tij, ai ka thënë se angazhimi i tij politik do të jetë konsekuent dhe i pakompromis në forcimin e qytetarëve, rendit e ligjit dhe respektimin të institucioneve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armando Broja ishte një prej yjeve që pritej shumë në…