Sherifi, Lajçakut: Nëse drafti i Asociacionit është i mirë, propozoje një të tillë edhe për Luginën e Preshevës

25 qershor 2024 | 15:59

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar pas deklaratës së emisarit të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili është propozuar nga BE-ja.

Lajçaku ka thënë se një draft të tillë do t’ia propozonte edhe shtetit të tij, Sllovakisë.

Në këtë kontekst, Sherifi ka kërkuar nga Lajçaku që një draft të tillë ta propozojë edhe për komunat shqiptare në Luginë të Preshevës.

Ai ka thënë se derisa nuk propozohet diçka e tillë, drafti i BE-së për Asociacionin do të mbetet shumë i keq.

“Nuk ka nevojë me ia propozuar vendit të tij. Nëse Lajçaku është vërtetë i bindur që drafti i asociacionit është i mirë, atëherë le t’ia propozojë të njëjtin Serbisë për komunat me shumicë shqiptare të Luginës! Dhe, nëse Vuçiqi do ta pranonte këtë draft për komunat shqiptare, do të besoja që nuk është aq i keq. Deri sa nuk ndodh kjo, drafti i propozuar për komunat me shumicë serbe mbetet shumë i keq!”, ka shkruar Sherifi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Shqipëria kthehet në shtëpi si skuadra e fundit e grupit…