Gërvalla merr pjesë në ceremoninë e Ditës Kombëtare në Luksemburg

25 qershor 2024 | 16:07

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me ftesë së Dukës së Madh të Luksemburgut, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare dhe darkën e përbashkët të ministrave të jashtëm, të organizuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel.

“Në këtë ditë të shënuar për Luksemburgun, e urova Dukën e Madh dhe homologun tim Bettel për Ditën Kombëtare, duke theksuar miqësinë e fuqishme dhe raportet e mira mes Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut, marrëdhëniet e ngushta të bazuara në respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të frytshëm, duke konsoliduar lidhjet tona në fusha të ndryshme si dhe duke kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar Gërvalla në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar heqjen e masave…