Raportohet se është hapur sërish grupi ‘Albkings’

25 qershor 2024 | 16:59

Raportohet se është hapur sërish grupi “Albkings” që publikon pamje intime, e të dhëna personale të grave e vajzave.

“Klan Kosova” ka publikuar bisedat e grupeve të ndryshme ku bëhet thirrje që të shpërndahet informacioni se është hapur grupi.

“Çka po pret, kallxoj krejt shoqërisë, mahallës e kujshive që “Albkings” është rikthyer me shumë degjenerime”, thuhet aty.

Gjatë muajit të kaluar, pas arrestimit të disa personave, prokuroria kishte thënë se grupi është mbyllur përfundimisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka reaguar pas…