Sot luhen katër ndeshje, edhe ato të grupit më të koklavitur

26 qershor 2024 | 09:05

Sot do të luhen edhe katër ndeshje në kuadër të Euro 2024.

Ndeshjet më interesante do të jenë ato të grupit E, ku të katër kombëtaret i kanë nga tri pikë, e që sot zhvillohet xhiroja e fundit.

Në grupin E, Sllovakia do të përballet me Rumaninë, kurse Ukraina me Belgjikën, ndeshje këto që do të nisin nga ora 18:00 e që do të transmetohen LIVE në Klan Kosova dhe Artmotion.

Kurse në grupin F, Gjeorgjia dhe Çekia do të mundohen ta bëjnë mrekullinë për të fituar ndaj Portugalisë, respektivisht Turqisë.

Portugalia aktualisht e kryeson grupin F me gjashtë pikë, tri i ka Turqia, kurse nga një Çekia e Gjeorgjia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kurti në konferencën Ndërkombëtare të Rinisë për Vetëvendosje! “Western Balkans…