Argjentina kualifikohet në çerekfinale të Copa America, Messi më i miri i ndeshjes

26 qershor 2024 | 09:07

Argjentina e ka mposhtur Kilin në ndeshjen e dytë të grupit A për kualifikimet e Copa America.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 88-të të takimit, për t’ia siguruar Argjentinës kalimin në çerekfinale.

Më i miri i ndeshjes u shpall Leo Messi, i cili e pati notën 8.1, por që nuk arriti të shënonte.

Me këtë fitore, Argjentina është e para në grup me gjashtë pikë nga dy ndeshje, kurse Kili është në vendin e tretë me vetëm një pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të luhen edhe katër ndeshje në kuadër të…