Osmani uron Bersetin në detyrën e re: Kosova s’do të ndalet në synimin për anëtarësim në KiE

26 qershor 2024 | 10:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Sekretarin e ri të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.

Osmani përmes një postimi në platformën X ka thënë se Kosova s’do të heqë dorë drejt synimit për t’u bërë anëtare e organizatës dhe për këtë tha se do të punojë bashkë me të për ta bërë realitet.

“Urime për Alain Berset që u zgjodh Sekretari i ri i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Kosova është fuqishëm e përkushtuar për anëtarësimin në CoE – një anëtarësim që jo vetëm do të ishte një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm. Kosova, anëtarja e 47-të e KiE, është një synim që do të vazhdojmë ta ndjekim pa u ndalur. Mezi pres të punojmë së bashku për ta bërë realitet!”, ka shkruar Osmani në X.

Këshilli i Evropës zgjodhi ish-presidentin e Zvicrës, Alain Berset si sekretar të përgjithshëm të ardhshëm, u njoftua të martën në mbrëmje.

Parlamenti prej 306 anëtarësh i organizatës për të drejtat e njeriut me bazë në Strasburg mbajti një votim të fshehtë në dy raunde të martën. Berset ; Ish-ministri i kulturës i Estonisë Indrek Saar mori 85 vota në raundin e dytë dhe Reynders doli i treti me 46 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari, Kurtesh Fondaj, gjatë dëshmisë së tij në çështjen gjyqësore…