Kurti uron Bersetin: Mezi pres të punojë me të

26 qershor 2024 | 11:17

Kryeministri Albin Kurti ka uruar ish-presidentin e Zvicrës, Alain Berset, për rizgjedhjen e tij në pozitën e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.

Kurti tha se Berset është një mik i madh i të drejtave të njeriut.

Ai ka theksuar se mezi pret të punojë bashkë me të.

“Shumë urime për ish-këshilltarin dhe presidentin federal të Zvicrës, Alain Berset, për zgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Ai është një mik i madh i të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Pres me padurim të punojmë së bashku për të avancuar këto vlera themelore të Këshillit të Evropës, vlera për të cilat Republika e Kosovës është thellësisht e përkushtuar si një shtet aspirant për anëtarësim”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka reaguar ndaj…