Festivali ‘Mirëdita-Dobar Dan’, ministrja serbe sulmon shkrimtarin Azem Deliu: E keni ftuar njeriun që e madhëron Adem Jasharin

26 qershor 2024 | 11:34

Ministrja serbe, Milica Gjurdeviq Stamenkovski, ka shpërthyer në një emision televiziv në Beograd kundër festivalit “Miredita -Dobar Dan”, duke përmendur njërin nga të ftuarit shkrimtarin kosovar, Azem Deliu, i cili sipas saj ka madhëruar figurën e Adem Jasharit.

Ministrja 33-vjeçare e instruktuar nga pushteti atje ka sulmuar drejtuesit e emisionit duke përdorur etiketime tipike të Beogradit për UÇK-në dhe heronjtë e saj si “terroristë që kane vrarë policë serbë”.

“Çka ka artistike te Adem Jashari? Shikoni kush është pjesëmarrës këtë vit, e prezantoni si dikë që e madhëron ja kë… Adem Jasharin. Unë tash ju lus që ju të më tregoni a ka qenë Adem Jashari artist nga Drenica, shkrimtar, version mashkull i Desanka Maksimoviq (poete serbe). Ju e keni ftuar dikë që e madhëron organizatën terroriste. Dua të ju njoftoj se pjesëmarrësi i sivjetëm Azem Deliu …dhe ja e madhëron … A e dini bre ju kush ka qenë Adem Jashari? Nëse e dini kush është Adem Jashari e dini se për shkak të tij ka filluar lufta për shkak të formacioneve të tij që ka vrarë policë serbë në Kosovë e Metohi”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, Festivali “Mirëdita, dobar dan!”, mbahet në Beograd çdo qershor dhe prezanton publikun e Beogradit me skenën kulturore të Kosovës, si një kontribut kulturor të aspiratave të përgjithshme të krijimit të përhershëm të paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ideja kryesore e festivalit është fillimi i takimeve dhe shkëmbimeve kulturore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që këto takime të bëhen traditë dhe vazhdimisht të kontribuojnë në bashkëpunimin e të dy shoqërive për të përmirësuar marrëdhëniet shoqërore, politike dhe kulturore.

Gjatë këtij festivali, mbahen debate publike që do të shqyrtojnë në mënyrë kritike marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga pikëpamja e trashëgimisë të së kaluarës, si dhe për perspektiva për bashkëpunim në fushën e ekonomisë, tregtisë, arsimit, sportit, sektorit civil dhe të gjitha segmenteve të shoqërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se numri i…