Shefi i Mercedesit: Dy podiume radhazi janë një sinjal pozitiv, tani është koha për fitore   

26 qershor 2024 | 11:58

Dy podiume në dy garat e fundit kanë rikthyer entuziazmin te makina Mercedes, që sheh se risitë e aplikuara së fundi po japin rezultat. Fillimisht Russell e më pas Hamiltoni po rikthejnë Mercedesin në podium, me 7 herë kampionin e botës që e bën këtë gjë prej 18 sezonesh radhazi në Formula 1.

“Ne e dinim që Barcelona do të ishte një matës i mirë i progresit tonë të fundit. Ekipi punoi shumë për të përmirësuar W15 në kthesat e shpejta, siç është pista e Barcelonës. Këto përmirësime na ndihmuan të përfitonim nga momenti i Montrealit”, komentoi Toto Wolff, shefi i Mercedesit.

“Edhe pse nuk kishim ritmin për të konkurruar për fitore, ishte inkurajuese të ishim në grup. Ne shkojmë në Austri me qëllim që të vazhdojmë të bëjmë progres pozitiv. Është një qark shumë i ndryshëm nga fundjava e kaluar”, ka shtuar më tej Wolff.

“E dimë se ka ende punë për të bërë për të pasur një shans realist për të luftuar për fitore. Puna po vazhdon dhe jemi në një trajektore pozitive. Gara e radhës ka shumë kthesa me shpejtësi të ulët e të mesme si dhe disa drejtime të gjata. Do të jetë një sfidë e mëtejshme për makinën tonë”, u shpreh menaxheri i Mercedesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë e mbaroi aventurën në “Euro 2024”. “Kuqezinjtë”…