Broja dëshiron të largohet nga Chelsea

26 qershor 2024 | 14:22

Armando Broja ka kërkuar që të largohet nga Chelsea. E përditshmja britanike, “Daily Express” shkruan se sulmuesi shqiptar ka biseduar me klubin londinez me anë të agjentëve të tij, duke e bërë të qartë se kërkon një përvojë tjetër.

Për momentin, ai ndodhet nën kontratë deri në vitin 2028. Broja jo vetëm që dëshiron të ikë nga Chelsea, por pritet që ta braktisë edhe Premier Ligën. “Express” sqaron se futbollisti dhe rrethi i tij mendojnë se stilit të tij të lojës i përshtatet më shumë futbolli i Serie A, duke qenë se shpejtësia e tij, shpërthimi dhe loja në ajër mund të bëjë më shumë punë në Itali, ku lojtarët nuk janë aq të përgatitur fizikisht sa në Angli.

Broja pëlqehet gjithashtu nga Evertoni dhe West Hami si dhe nga Stuttgart në Bundesliga. Në disa vjet si profesionist, Armando ka luajtur në Holandë te Vitesse, te Southampton e Fulham në elitën angleze, si dhe me “Blutë” e Chelsea, që kartonin e tij e vlerësojnë në 30 milionë paundë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës nga Gjilani ka njoftuar se e ka…