Vdes një grua në një aksident në magjistralen Ferizaj-Gjilan

26 qershor 2024 | 18:39

Një grua ka vdekur gjatë një aksidenti në afërsi të fshatit Sojevë në magjistralen Ferizaj-Gjilan.

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se rreth orës 17:00 është njoftuar për aksidentin në të cilin janë përfshirë një kamion transportues dhe një veturë.

Policia ka njoftuar se viktima ishte pasagjere në veturë.

“Vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes. Ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ekipe të policisë, emergjencave dhe zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Hetuesit policorë të aksidenteve janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes”, ka shtuar ai.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushqimet bazë në Spanjë do të vazhdojnë të kenë TVSH-në…