![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/06/IMG_2551.jpeg)
Prokuroria Speciale arreston një person të dyshuar për spiunazh
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se është arrestuar një person u dyshuar për “spiunazh”.
Sipas njoftimit, arrestimit i të dyshuari A.V. ka ndodhur të mërkurën mbrëma pas hetimeve disamujore nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policisë së Kosovës.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe aktualisht Policia e Kosovoës po kryen bastisje në banesën e të dyshuarit.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person. I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘Spiunazhi’, nga neni 124 të KPRK-së. I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.