Gjeorgjia shkruan historinë, kualifikohen edhe Turqia dhe Portugalia

26 qershor 2024 | 23:03

Është padyshim një arritje historike. Gjeorgjia ka surprizuar shumë kënd, teksa në “Veltins Arena”, të Gelsenkirshenit mundi me rezultatin e pastër, 2 me 0, Portugalinë, duke arritur të sigurojë një vend mes më të mirëve të Euro 2024, në edicionin e tyre debutues e në anën tjetër, Turqia arriti një fitore drithëruese në sekondat e fundit të ndeshjes përballë Çekisë, duke u pozicionuar si skuadra e dytë më e mirë në Grupin F.

Siç theksuam edhe më tepër, “Kryqtarët” gjeorgjianë arritën kualifikimin historik, me djemtë e tekniku Willy Sagnol, që shënuan nga një gol në secilën pjesë, teksa fillimisht ishte “fantazisti” Kvicha Kvaratskhelia, i cili tundi rrjetën e Diogo Costa, që në minutën e 2’-të të sfidës e më tej Georges Mikautadze çoi sferën pas shpatullave të “gardianit” portugez, në minutën e 55’-të, për të “vulosur” gjithçka.

Në krahun tjetër, Turqia e Vincenzo Montella ka arritur gjithashtu një sukses të madh, teksa ka mundur me rezultatin e ngushtë 1 me 2, Republikën Çeke, me Cenk Tosun e Hakan Ccalhanoglu që nxorrën të “pavlefshëm” golin e Soucek, duke siguruar kështu kualifikimin për në fazën e ardhshshme të Euro 2024, aty ku në fazën e 1/16-ve do të përballen me Austrinë, në një përballje që pritet të jetë spektakolare.

Kështu, pas Portugalisë, e cila e siguroi në xhiron e dytë kualifikimin dhe siç theksuam më lart, Turqisë, në raundin tjetër do të kalojë edhe Gjeorgjia, me “Kryqtarët” që e mbyllën rrugëtimin e tyre, në fazën e tyre, në vendin e 3-të, me 4 pikë, por që ka mjaftuar për të arritur kualifkimin mes skuadrave më të mira të vendit të tretë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale ka arrestuar një person me inicialet A.V i…