Edhe sot mot me diell e me rrebeshe shiu

27 qershor 2024 | 08:23

Që nga orët e para të ditës së enjtë apo mesdita, rrebeshe shiu dhe bubullima pritet të përfshinë pjesët veriore të vendit, duke kaluar më vonë pasdite edhe në pjesë tjera.

Vende-vende mund të priten akumulime më të shumta reshjesh, që edhe mund të çojnë tek ndonjë përmbytje të shpejtë.

Temperaturat minimale zbresin në 17C e 18C, derisa rënie shënojnë edhe maksimalet në 25C e 27C, njofton Prishtina Weather.

Frynë erë e lehtë dhe mesatare 3-10m/s, drejtimesh të ndryshme.

Mundësi për rrebeshe shiu e bubullima mbeten ditën e premte, me temperatura ende përreth mesatareve prej 24C e 26C. Nga fundjava pritet mot stabil, kryesisht me diell, ndërsa tempraturat sërish rriten në 32C e 33C.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dështuar takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dje…