Rama: Nga 1 korriku rroga mesatare e mësuesve në Shqipëri do të jetë 950 euro në muaj

27 qershor 2024 | 10:48

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka rritur pagën mesatare për punonjësit e arsimit në 950 euro.

Rama ka thënë se kjo rritje është bërë pas një rrugë të mundimshme me reforma e rimëkëmbje të tërësishme.

“Dhe me kënaqësinë që falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi që e morëm në dorë copë e çikë, e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950 euro në muaj, si edhe me bindjen se më e mira është ende përpara, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ende pa filluar sezoni i katërt i Big Brother VIP…