Selmanaj për sallën alternative të Kuvendit: U shfrytëzua dy herë, për gazin lotsjellës dhe për t’ia vazhduar mandatin Listës Serbe

27 qershor 2024 | 11:44

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës foli për sallën alternative në të cilën po zhvillohet kjo seancë.

Ai është shprehur se kjo sallë është shfrytëzuar dy herë, njëherë për gazi lotsjellës dhe sipas tij, herën tjetër për t’ia vazhduar Listës Serbe mandatet.

“Në memoaret e historisë së parlamentarizmit tonë do të mbahet mend që dy herë kjo sallë është shfrytëzuar për të mbajtur seancë plenare, rasti i parë është për gazin lotsjellës dhe rasti i dytë është për t’ia vazhduar Listës Serbe mandatet sepse rrezikonin që t’i humbnin mandatet”, është shprehur Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luis Nazario da Lima, i njohur ndryshe si Ronaldo, ishte…