Oblak: Në Gjermani nuk jemi për turizëm

27 qershor 2024 | 12:15

Sllovenia siguroi kualifikimin për në fazën e 1/8-ave këtë të martë, duke shkruar edhe historinë pasi kjo Kombëtare për herë të parë kaloi fazën e grupeve. Pas barazimit 0-0 me Anglinë, sfidë në të cilën Sllovenia siguroi pikën e tretë në këtë Evropianin, Jan Oblak foli për të ardhmen duke theksuar se nuk janë thjeshtë për turizëm në Gjermani.

“Përballë Anglisë as nuk e di se çfarë ndodhi në minutat e fundit pasi po prisja vetëm sinjalizimin dhe të festonim. Këto ndjesi janë vërtet fenomenale, ka pasur pak vuajtje gjatë ndeshjes, vërtet nuk ishte e lehtë, por pastaj kalon gjithçka. Ne jemi të lumtur, krenarë dhe të kënaqur që erdhëm në Gjermani dhe bëmë histori, por dua të theksoj gjithashtu se nuk jemi për turizëm këtu dhe duam të vazhdojmë përpara. Ndaj Anglisë e gjithë skuadra ishte kompakte, bëmë një ndeshje të madhe por besoj se gjithashtu kemi treguar shumë personalitet edhe ndaj Danimarkës dhe Serbisë, dy kundërshtar jo të lehtë”, ka thënë Oblak.

Portieri i Atletico Madrid tashmë koleksionon 68 ndeshje me Kombëtaren, teksa në këtë Evropian është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja,…