![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/06/900x600-1.jpg)
S’ka kuorum, nuk vazhdon seanca plenare
27 qershor 2024
| 14:40
Në mungesë kuorumi, nuk ka vazhduar seanca e sotme plenare.
Të pranishëm në sallën alternative ku është mbajtur seanca e sotme, kanë qenë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Paraprakisht, deputetët e partive opozitare kanë lëshuar sallën plenare meqë nuk është mbështetur kërkesa për tërheqjen e Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Komisionit të Pavarur të Mediave dhe për Zyrtarët Publik.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se kjo seancë do të vazhdohet javën e ardhshme, raporton ksp.
“Siç duket nuk do ta kemi kuorumin për sot, kështu që këtë seancë e vazhdojmë javën e ardhshme”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca.
Në seancën e sotme plenare ishin paraparë mbi 30 pika të rendit të ditës.