Berisha mund t’i bashkohet Sampdorias

27 qershor 2024 | 13:09

Etrit Berisha nuk u aktivizua asnjë minutë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, derisa tash është në kërkim të një skuadre të re.

Mediat italianë raportojnë se Sampdoria mund të jetë e ardhmja e Berishës, pasi drejtori i ri sportiv i Sampdorias, Pietro Acardi e njeh mirë Berishën dhe synon transferimin e tij.

Ky do të ishte një transferim me koston zero, duke qenë se kontrata e portierit kuqezi me Empolin skadon më 30 qershor. Një portier me përvojë dhe një transferim me koston zero, duke përmbushur kërkesat e klubit.

Për momentin oferta ndodhet ne tryezën Federico Pastorello, agjentit të portierit kuqezi, por pritet që situata të zgjidhet sa më shpejt, me Berishën që mund të jetë nën urdhëratë e trajnerit të Sampdorias, Andea Pirlo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetet e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra dhe Time Kadrijaj…