Nacho zyrtarisht i bashkohet klubit nga Arabia Saudite

27 qershor 2024 | 14:35

Nacho Fernandez para pak ditësh kishte njoftuar ndarjen me klubin e tij të zemrës, Real Madridin.

Mbrojtësi spanjoll, që për momentin është me Spanjën në Gjermani, do t’i bashkohet Al Qadsiah në elitën e futbollit saudit.

Nacho ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me klubin e tij të ri. 34-vjeçari ishte pjesë e Real Madridit për 23 vjet, që nga fëmijëria e tij, duke kaluar nëpër çdo grupmoshë deri tek ekipi i parë.

Nacho ka fituar gjithçka me klubin spanjoll, duke përfshirë këtu edhe gjashtë herë Ligën e Kampionëve, ndërsa tashmë është i përkushtuar për përvojën e re në Arabinë Saudite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka…