MPB-ja e Serbisë jep urdhër për ndalimin e ‘Mirëdita, dobar dan’

27 qershor 2024 | 15:38

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se ministria që ai e drejton ka lëshuar urdhër për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”.

“Ministria e Brendshme ka lëshuar urdhër për ndalimin e tubimit publik ‘Mirëdita, dobar dan’, për shkak të rrezikut të rrezikimit të sigurisë së njerëzve dhe pronës, si dhe rrezikut të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në përmasa më të mëdha”.

“Gjithashtu, nuk do të lejohen tubime të tjera në atë zonë. Për këtë urdhër janë njoftuar organizatorët e takimit”, ka thënë Daçiqi, “raporton Danas”

Rreth 50 djathtistë u mblodhën pikërisht përballë lokalit të Beogradit “Dorćol Platz”, për të penguar organizimin e këtij festivali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka bërë me dije se asnjë deputeti,…