Avokati i PDK-së: Përpjekjet e pushtetit për kapjen e tërësishme të administratës u rrëzuan

27 qershor 2024 | 16:48

Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Fetahu, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese ka rrezuar disa nene të Ligjin për Këshillin Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Fetahu, i cili e ka përgatitur lëndën në fjalë, ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar përpjekjet e dëshpëruara të pushtetit për kapjen e tërësishme të administratës shtetërore.

“Sot tetë muaj pas, Gjykata Kushtetuese konfirmoi të gjitha pretendimet e ngritura në Ligjin për Këshillin Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Përpjekjet e dëshpëruara të pushtetit për kapjen e tërësishme të administratës shtetërore u rrëzuan. S’kishte si të ndodhte ndryshe sepse mendësia qeverisëse e kapjes dhe kontrollit absolut nuk mund të kaloj në sistemin e vlerave tona demokratike. Një leksion i merituar për shkelësit recidivist të Kushtetutës!”, ka shkruar Fetahu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është përpiluar 11-ja më e mirë e Euro 2024 nga…