Hamza takohet me Hovenierin: Kosova duhet të koordinohet me Amerikën në çështjet me interes shtetëror

27 qershor 2024 | 17:12

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Hamza ka treguar se me ambasadorin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me Qeverinë e ShBA-së.

“Në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, sot me ambasadorin Jeffrey Hovenier bisedova për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me Qeverinë e ShBA-së”, ka shkruar Hamza në “Facebook”

Kandidati i PDK-së për kryeministër ka thënë se Kosova dhe ShBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta.

“Kosova dhe ShBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria nuk rresht së surprizuari. Tjetër rekord i arritur nga…