“Një mik i madh i Kosovës” – Kryeministri Kurti pret në takim profesorin Daniel Serwer

27 qershor 2024 | 21:12

Kryeministri Kurti ka pritur në zyrën e tij profesorin Daniel Serwer, ndaj të cilit tha se është mirënjohës për “këshillat e mençura”.

Kryeministri Albin Kurti tha se është kënaqësi dhe privilegj takimi me Serwerin.

“Një kënaqësi për t’u rilidhur me Profesorin Daniel Serwer, një diplomat i madh dhe një mik edhe më i madh i Kosovës. Ky ishte takimi i fundit nga takimet e shumta që kemi pasur gjatë më shumë se dy dekadave, por ishte hera e parë që pata privilegjin ta mirëpres në Zyrën e Kryeministrit. Si gjithmonë, jam mirënjohës për analizën e tij të prerë dhe këshillat e tij të mençura për çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Republika jonë dhe qytetarët e saj, dhe rajoni në tërësi”, ka shkruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamjet…