Kryetari i Bujanocit: Kurti kontribuojë në përçarjen e skenës politike në Luginën e Preshevës

27 qershor 2024 | 21:30

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ndihmuar përçarjes së skenës politike në Luginën e Preshevës që ka përkrahë kandidatë të caktuar në zgjedhjet lokale.

Ai ka thënë se fatmirësisht që kjo nuk ka pasur efekt tek qytetarët.

Pajaziti në emisionin “ Këndi i Debatit” në Tëvë 1, ka thënë se Kurti është dashur të bëjë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje.

“Do të kishte qenë mirë që kryeministri Kurti, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën tu bëjnë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, ndërsa ka qenë gabim qasja që të përkrahet një parti politike apo një kandidat, sepse ne edhe ashtu jemi të përçarë, një qasje e tillë vetëm i ka kontribuar këtij ambienti dhe për fat të mirë nuk ka pasur asnjë impakt tek qytetarët tanë”, ka thënë Pajaziti.

Sipas tij është shqetësuese përzierja e kryeministrit, sepse partitë dhe figura tjera politike kanë bërë, sic ka qenë Daut Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Personi që vdiq në aksidentin e sotëm në Keqekollë të…