Demonstruesit ndezin zjarr para shtëpisë së Netanyahut, kërkojnë dorëheqjen e tij

28 qershor 2024 | 08:15

Protestuesit antiqeveritarë u mblodhën në Jerusalem dje, jashtë shtëpisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, dhe ndezën një zjarr në rrugë dhe bënë thirrje për dorëheqjen e tij.

“Ne jemi të braktisur – Zgjedhjet tani!” ishte shkruar në një baner. Demonstruesit bërtisnin përmes megafonëve, valëvitnin flamuj dhe rrahnin daulle, ndërsa policët qëndronin pranë barrikadave, raporton HINA.

Protestat e tilla janë bërë më të shpeshta ndërsa lufta e Izraelit kundër Hamasit vazhdon në Gaza dhe ndërsa konflikti me Hezbollahun e Libanit kërcënon të përshkallëzohet, megjithëse protestat nuk kanë arritur kulmin e tyre siç arritën një vit më parë kur qeveria e Netanyahu u përpoq të bënte ndryshime në sistemin e drejtësisë izraelite.

Shumë në turmë, e cila numëronte në mijëra, bërtitën mbështetjen e tyre për një marrëveshje që do të lironte rreth 120 pengje izraelitë të mbajtur nga Hamasi në Gaza.

Ndërsa dielli filloi të perëndonte, protestuesit bllokuan trafikun dhe ndezën një zjarr të madh në rrugën qendrore të Jerusalemit. Por nuk pati raportime për trazira të mëdha dhe policia nuk përdori topa uji për kontrollin e turmës, siç ka bërë gjatë protestave më të trazuara. Por policia gjeti bomba tymuese pranë shtëpisë së kryeministrit.

Protestat nuk e kanë ndryshuar ende klimën politike dhe Netanyahu ende kontrollon një shumicë të qëndrueshme në parlament.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imami nga Drenasi, Mulla Osman Musliu, ka deklaruar se Serbia…