Hajnat vjedhin një veturë në Klinë, aksidentohen duke ikur nga policia

28 qershor 2024 | 08:38

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë as në oborret e shtëpisë e garazhet e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të së enjtes në fshatin Gllarevë të Klinës, ku është vjedhur një automjet në oborrin e një shtëpie.

Denoncimi i viktimës, i cili i kapi mat të dyshuarit e maskuar, e aktivizoi policinë, me ç’rast disa njësi policore intervenuan në vendin e ngjarjes.

Policia i ndoqi të dyshuarit, por ata arritën të ikin, madje edhe u aksidentuan rrugës në fshatin Aqarevë të Skenderajt.

Vetura e vjedhur me të cilën shkaktuan aksident u gjet e braktisur, teksa personat e dyshuar janë zhdukur në drejtim të panjohur.

Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, por deri më tash nuk ka rënë në gjurmët e hajnave, thonë të njëjtat burime.

Lidhur me rastin, prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për identifikimin e të dyshuarve dhe kapjen e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimet bilaterale të mërkurën në Bruksel përfunduan pa takim trepalësh,…