Zëvendësshefja e misionit të Ambasadës së ShBA-së mbyll angazhimin, Hovenieri me mesazh lamtumirës

28 qershor 2024 | 13:08

Zëvendësshefja e misionit në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Alyson Grunder, ka përfunduar shërbimin e saj në Kosovë.

Me këtë rast, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, e ka falënderuar për shërbimin në Kosovë dhe për shërbimin për Ambasadën në vitet e fundit.

“I jemi mirënjohës për punën dhe përkushtimin e saj të palodhshëm në avancimin e Kosovës-ShBA marrëdhëniet dhe i uroj asaj më të mirën në të ardhmen e saj!”, ka shkruar Hovenieri në  faqen e Ambasadës së  ShBA-së në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kaloi përtej futbollit”, kështu është shprehur futbollisti i Kombëtares së…