Dukagjini rikthen Millakun, transferon Krasniqin

28 qershor 2024 | 13:38

Skuadra e Dukagjinit nga Klina po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2024/2025. Kjo skuadër e ka rikthyer mesfushorin Met Millaku, derisa ka transferuar Adonis Krasniqi. “Met Millaku kthehet në shtëpi. Millaku është lojtari më i ri i skuadrës tonë.  Mesfushori 26-vjeçar rikthehet në shtëpinë e tij pas një sezoni të kaluar te Feronikeli ‘74 dhe Drenica”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.

Met Millaku i është bashkuar tashmë ekipit në fazën përgatitore, për të qenë gati për sezonin e ri.

Klubi nga Rrafshi i Dukagjinit ka njoftuar edhe për marrëveshjen e arritur me mesfushorin Adonis Krasniqi.

“Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me futbollistin, Adonis Krasniqi. 22-vjeçari i cili bashkohet me klubin tonë nga skuadra e Prizrenit, ndërsa më parë ai ka qenë pjesë e KEK-ut dhe Prishtinës së Re, Krasniqi luan ne pozitën natyrale si mesfushor qendror”, thuhet në njoftim.

Skuadra e Dukagjinit në sezonin e ri futbollistik do të drejtohet nga trajneri Ismet Munishi, derisa do të jetë pjesë e garave ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në…