Osmani në takim lamtumirës me ambasadorën e Holandës

28 qershor 2024 | 15:20

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

“Në takim, presidentja Osmani falënderoi ambasadoren Lobbezoo për angazhimin e saj të vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Holandës përmes projekteve dhe iniciativave të ndryshme. Presidentja theksoi se Holanda mbetet aleate e rëndësishme e Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e përkrahjes së Holandës për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, duke u fokusuar në nevojën anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, gjë që është në dobi të garantimit dhe respektimit të të drejtave të gjithë qytetarëve”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj…