Për 10 vjet, Shqipëria ka mbi 400 mijë banorë më pak

28 qershor 2024 | 15:50

Instituti i Statistikave në Shqipëri të premten ka bërë me dije shifrat e regjistrimit të popullsisë, i cili përfundoi në vitin 2023. Sipas tyre, Shqipëria ka 2 402 113 banorë.

Krahasuar me regjistrimin e fundit në vitin 2011, në Shqipëri ka 409 864 banorë më pak.

Popullsia ka rënë 16 për qind që nga viti 2011. Në periudhën 2001-2011 popullsia ra me 8 për qind.

“Ky cens vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2.402.113 banorë, që e përbëjnë 755.950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1.082.529 banesa të zakonshme. Sot kemi kënaqësinë të prezantojmë në detaje informacionet që lidhen me këtë proces, duke treguar në të njëjtën kohë, se ky cens ka arritur qëllimin për të cilin u krye, ka justifikuar investimet afatgjata, mbështetjen financiare, nevojën e përdoruesve”, ka thënë Elsa Dhuli, drejtoreshë e Institutit të Statistikave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mund të thuhet se pritet të jetë një nga afrimet…