Media turke: Për herë të parë në shekuj, Shqipëria jo më vend me shumicë myslimane! Bien nën 50%

28 qershor 2024 | 20:39

itën e sotme janë publikuar të dhëna interesante nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2023 në Shqipëri.

Kështu, ajo që ka tërhequr vëmendje ndër të tjera është edhe ndarja e besimeve fetare në popullsi.

Për herë të parë në historinë e shekujve të fundit, Shqipëria nuk është më një vend me shumicë myslimane.

Lajmi ka tërhequr vëmendjen edhe të disa gazetave turke që e kanë raportuar duke thënë se myslimanët në Shqipëri kanë rënë nën 50% për herë të parë në më shumë se 200 vjet.

Myslimanët në Shqipëri, megjithatë vijojnë të jenë grupimi më i madh fetar me 45.7%.

Shifrat e besimeve fetare sipas Censit 2023:

Mysliman – 1.101.718
Mysliman-Bektashi 115.644
Krishterë-katolikë 201.530
Krishterë – Ortodoks 173.645
Ungjillorë – 9658
Tjetër besim – 3670
I pacilësuar – 332.155
Ateist – 85.311
Nuk përgjigjen – 244.331
Nuk disponohet – 134.451

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA shpalli emërimet e arbitrave për fazën e 1/16-tave të…