Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, dëmtohet një lokal dhe dy vetura

29 qershor 2024 | 09:25

Një granatë dore ka shpërthyer ditën e premte në Zubin Potok.

Policia njofton se një qytetar ka raportuar se dy të panjohur kanë hedhur mjetin shpërthyes në afërsi të lokalit të tij.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore) në afërsi të lokalit të tij. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara aty”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, policia njofton se nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Toni Kroos kryeson lehtësisht listën e pasimeve të sakta në…