Pastrohet shtrati i lumit në Lladovë

29 qershor 2024 | 12:15

Po vazhdon pastrimi dhe zgjerimi i shtretërve të luemenjve në Komunën e Gjilanit.

Punimet po vazhdojnë në fshatin Lladovë, me qëllim të parandalimit të vërshimeve.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni tha se pastrimi i shtretërve të lumenjve po vazhdon, tani edhe në fshatin Lladovë.

“Për 2 vite me radhë kemi parandaluar vërshimet me masa preventive. Duke e parë nevojën e madhe për pastrim e zgjerim të shtretërve, kontratën tashmë të nënshkruar po e shfrytëzojmë maksimalisht”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, shtoi se ky fshat është me tokë bujësore kualitative e bujq shumë aktiv, ndërsa institucionet me masa parandaluese e kujdes të shtuar për t’i dalur krahë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë,…