KFOR-i me njoftim për praninë në Urë të Ibrit dhe patrullimet në zonat afër

29 qershor 2024 | 14:16

KFOR-i përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se njësite e specializuara shumëkombëshe në kuadër të misionit të KFOR-it janë vazhdimisht të pranishme në Urën e Ibrit, ku kryejnë patrullime në zonat përreth për garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet lokale.

“Njësitë e Specializuara Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja sigurojnë praninë e vazhdueshme në Urën e Austerlitz dhe kryejnë patrulla të rregullta në zonat përreth për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet lokale”, thuhet në njoftim, duke iu refruar Urës së Ibrit si “Ura e Austerlitz” për shkak të ngjashmërisë së ngushtë me Pont d’Austerlitz-in francez.

KFOR-i ka ritheksuar për angazhimin në Kosovë në bazë të mandatit të tyre të bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

Kohëve të fundit është rikthye tema e hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim edhe të automjeteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po vazhdon pastrimi dhe zgjerimi i shtretërve të luemenjve në…