Daçiq: Sulmi ndaj policit që po ruante Ambasadën izraelite po trajtohet si akt terrorist

29 qershor 2024 | 14:29

Zëvendëskryeministri serb, njëherësh ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha se një person i panjohur ka plagosur një pjesëtar të Xhandarmërisë i cili po ruante Ambasadën izraelite në Beograd. Ai tha se ky rast po trajtohet si akt terrorist.

“Edhe pse identiteti i personit nuk është përcaktuar, nuk ka dyshim që ky ishte akt terrorist, që kishte për shënjestër edhe shtetin e Serbisë, edhe anëtarët e Xhandarmërisë”, tha Daçiq për gazetarët, teksa vizitoi në Qendrën e Emergjencës policin e plagosur, shkruan Rel.

Ai tha se ende nuk dihet nëse ky person ka vepruar i vetëm apo ishte pjesë e ndonjë grupi të organizuar, duke shtuar se Zyra e Prokurorit Special ka marrë përsipër rastin.

Paraprakisht, Ministria e Brendshme e Serbisë tha se rreth orës 11:00, një person i panjohur, ” identiteti i të cilit po përcaktohet, qëlloi me hark me shigjeta një anëtar të Xhandarmërisë i cili po ruante Ambasadën e Izraelit, duke e goditur në qafë”.

Në njoftim u tha se pjesëtari i Xhandarmërisë M.J (1990) ka përdorur armën në vetëmbrojtje, duke qëlluar sulmuesin, i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, e ka vlerësuar si të dobishme platformën…