Agim Shahini: Dialogu Kosovë-Serbi futet në Moratorium të ri

29 qershor 2024 | 18:06

Kryetari i Aleancës Kosovare për Biznes, Agim Shahini përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se Moratoriumi i ri, i krijuar në dialog Kosovë Serbi është si rezultat i tri kushteve të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti para se të fillojë bisedimet triraterial nê mese Borrel,Kurti e Vuçiçi në Bruksel.

“Moratoriumi i ri, i krijuar në dialog Kosovë Serbi është si rezultat i tri kushteve të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti para se të fillojë bisedimet triraterial nê mese Borrel,Kurti e Vuçiçi në Bruksel.
Tri kushtet e Kryeministritë Kurti ishin befasi për faktorin ndërkombëtar ,pasi që agjenda dhe pikat e bisedimeve harmonizohen po thuajse 100% para se të shkojnë në Bruksel”, ka thënë ai.

Sipas tij këto tri kushte apo kërkesa janë të vonuara për takimin e caktuar.

“Këto tri kushte apo kërkesa ishin legjitime,por të vonuara për takimin e caktuar. Takimi i ardhshëm në mes krerëve të Kosovës dhe të Serbisë do të ndodhin në vitin e ardhshëm, kur BE konsolidon radhët e veta ,kur ne shtetet e Bashkuara përfundojnë zgjedhjet e reja dhe krijohet moment i ri me ekipe të reja për dialogun e ri Kosovë-Serbi”, tha ai.

Shahini thotë që Kosova tashmë është par nje fushatë zgjedhore dhe duhen deklarime populliste edhe nga krerët shtetërore dhe ata politik,por ikje nga dialogu, përgjegjësisë dhe obligimet e marra nuk ka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me datën 29 qershor, reth ores 08:20 në rrugën “Gasper…