Gjermania kualifikohet në çerekfinale

29 qershor 2024 | 23:21

Ishte mëse e pritshme. “Pancerat” gjermanë kanë arritur një fitore të pastër mbrëmjen e kësaj të shtune, në “Signal Iduna Park”, të Dortmundit teksa siguruan rezultatin e pastër, 2 me 0, përballë “Vikingëve” të Danimarkës, në sfidën e vlefshme për faën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Dy gola, në pjesën e dytë i dhanë fitoren djemve të Julian Nageslmann, me “fantazistin” e Arsenal, Kai Havertz, i cili çeli siparin e golave me anë të një 11-metërshi, në minutën e 53’-të të sfidës dhe vetëm 15 minuta më vonë “ylli” i Bayern Munich, Jamal Musiala tundi rrjetën e danezit Schmeichel, për të siguruar fitoren e madhe.

Mirëpo, loja nuk ishte edhe aq e qetë, pasi në të u anulluan plot tre gola, dy për “Pancerat”, një në minutën e 4’-t dhe një në fundin e sfidës, si dhe u anullua një gol i “Vikingëve”, në minutën e 48’-të të sfidës, me këtë rrjetën e fundit që mund të ndryshonte goxha fatet e sfidës, nëse nuk do të kishte një pozicion jashtë lojë gjatë ndërtimit të aksionit.

Kështu, Gjermania bëhet ekipi i dytë që siguron një “biletë” çerekfinaleje, të Euro 2024, pas Zvicrës dhe tashmë duhet të presë deri në mbrëmjen e 30 qershorit, për të mësuar edhe fituesin e çiftit, Spanjë-Gjeorgji, i cili do të jetë kundërshtari i radhës i “Pancerave”, mbrëmjen e 5 korrikut, në “MHP Arena”, të Shtutgartit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Cointrin i Gjenevës sapo është vënë në alarm të…