Dhunë në Skenderaj: Gruas i lëshohet urdhër mbrojtës, burri dërgohet në mbajtje

30 qershor 2024 | 09:28

Një person është arrestuar në Skenderaj pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE /LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Skenderaj 29.06.2024 – 15:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze. Viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë raportuar të zhdukur në Ferizaj. Një burrë…