Ismaili: Një tendencë gjithnjë në rritje ka qenë financimi i klerit musliman nga ‘Rusia’

30 qershor 2024 | 11:27

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka thënë se tendencë gjithnjë në rritje ka qenë financimi i klerit mysliman nga “Rusia”.

“Rusia ka qenë dhe vazhdon të jetë argumenti i kastës që në kuadër të mungesës së argumenteve e kanë plasuar si ide. Si ka mundësi që deri më sot nuk është faktuar asnjë pretendim i tillë? Një i vetëm? Por, kjo logjikë e mbrapshtë ka kosto të madhe. Ta zëmë, ‘Rusia’, ‘Serbia’, ‘Tito’ i paska financuar edhe mbledhjet e institucioneve partiake të Republikës së Kosovës, të cilat organizoheshin në xhami të shumta dhe medrese. Qenka infiltruar edhe në UÇK nëpërmjet hoxhallarëve dhe praktikuesve? Për më tepër, ç’paska qenë pra shkatërrimi i xhamive në luftë nga armata sllave, nëse jo goditje ndaj trashëgimisë, kulturës dhe traditës që kemi gëzuar ndër shekuj?”, ka shkruar ish-deputetja Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, ka vizituar Prefekturën…