Vdes gazetari dhe redaktori Ramiz Bala. AGK-ja shpreh ngushëllime

30 qershor 2024 | 12:54

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit, Ramiz Bala.

Në telegramin ngushëllues thuhet se me pikëllim të thellë e morën lajmin për vdekjen e gazetarit, Ramiz Bala.

“Telegram ngushëllimi për vdekjen e kolegut Ramiz Bala. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Ramiz Bala. Bala ka qenë redaktor përgjegjës për kulturë në Radio Televizionin e Prishtinës, si dhe profesor e shkrimtar. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Bala”, thuhet në telegramin ngushëllues të AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja e madhe e futbollit shqiptar ka marrë lajmin e…