Gazeta italiane për Granit Xhakën: Nuk i la lojtarët tanë ta prekin topin

30 qershor 2024 | 13:30

Zvicra e ka mposhtur me rezultat 2:0 Italinë, duke prekur fazën çerekfinale të “EURO 2024”.

Freuler dhe Vargas ishin dy autorët e golave për “helvetikët”.

E gazeta e njohur italiane “Tuttomercatoweb”, i ka kushtuar vëmendje edhe lojës së kapitenit të kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, i cili në vazhdimësi pati paraqitje të mira deri më tani duke arritur që dy herë gjatë fazës së grupeve të shpallet “Futbollist i ndeshjes”.

Për Xhakën, kjo gazetë shkroi se “nuk i kishte lënë futbollistët italianë që ta prekin topin”.

Ai së bashku me Remo Freulerin, e dominuan komplet ndeshjen.

“Freuler dhe Xhaka dominuan ndeshjen e djeshme ndaj Italisë, në një ndeshje që asnjëherë nuk ishte realisht në diskutim. Freuler, përveç golit të hapjes, e certifikoi paraqitjen me një ecuri të vazhdueshme, së bashku me Xhakën që nuk i la lojtarët tanë të preknin topin. Formë e shkëlqyer fizike dhe tani në çerekfinale zviceranët duan të vazhdojnë kështu”, shkruan kjo gazetë.

Pas eliminimit të kampionit në fuqi, skuadra e Murat Yakin, do të ketë punë në çerekfinale me fituesin e ndeshjes Angli – Sllovaki.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka…