IML-ja: Shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik

30 qershor 2024 | 13:56

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) është përfshirë nga një zjarri  në orët e para të së dielës.

Lidhur me këtë, IML-ja ka dalë me një reagim dhe ka bërë të ditur se zjarri është shuar nga zjarrfikësit.

Sipas këtij instituti, shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në njërën nga pajisjet në korridor.

“Sot më 30.06.2024 rreth orës 02:00 të mëngjesit, në njërën nga korridoret e daljes emergjente është lokalizuar zjarri nga stafi kujdestar në IML dhe i njëjti është shuar nga zjarrfikësit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe ekspertët e zjarrit dhe elektroteknikës. Sipas vlerësimeve preliminare shkaku i zjarrit ka qenë defekti elektrik në njërën nga pajisjet elektrike në korridor, mirëpo mendimi përfundimtar do të jepet pas ekspertizës finale e cila do t’i dorëzohet Prokurorisë. Dëmi material është i vogël”, ka njoftuar IML-ja.

IML-ja ka bërë me dije se objekti do të rinovohet dhe pritet të kushtojë rreth 900 mijë euro.

“Me këtë rast, njoftojmë opinionin publik se IML pritet t’i nënshtrohet procesit të renovimit i cili projekt ka kosto rreth 900 mijë euro dhe do të fillojë sapo të përfundojnë procedurat e prokurimit, të cilat gjenden në fazën e ofertimit të operatorëve ekonomik e që parashihet të përmbyllet me 2 korrik. Renovimi do të përfshijë instalimin e sistemit kundër zjarrit, zëvendësimin dhe riparimin e instalimit elektrik, ventilimin dhe klimatizimin e ri, si dhe ridizajnimin e hapësirave të punës”, ka njoftuar IML-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot Anglia do të përballet me Sllovakinë, në 1/16-tën e…