AAK-ja me tubim në Gjermani, Haradinaj: Jemi bashkë drejt fitoreve për Kosovën

30 qershor 2024 | 15:19

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat e partisë dhe bashkatdhetarë në Gjermani.

Haradinaj ka thënë se besimi për AAK-në do të kthehet me punë dhe zhvillim.

“Mbështetja për Aleancën si forcë e parë në diasporë, reflektoi edhe në takimin përmbyllës me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së në Gjermani. Besimi i bashkatdhetarëve në Aleancën, do të ju kthehet me punë dhe zhvillim, me udhëheqje të Kosovës drejt progresit dhe me realizimin e synimin tonë madhor, anëtarësimit në NATO”.

“Falënderova strukturat e Aleancës në Gjermani për angazhimin e tyre dhe i sigurova se bashkë do të realizojmë fitoret për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi disa posterë në veri me fotografi të presidenti të…