Zyrtare: Mesfushori ukrainas transferohet tek Dukagjini

30 qershor 2024 | 15:56

Vladyslav Khomutov është rikthyer te skuadra e Dukagjinit.

Mesfushori ukrainas bashkohet përsëri me “Hithat”, pas një sezoni të kaluar te skuadrat FC Gagra në Gjeorgji dhe West Armenia në Armeni.

Khomutov luan në rolin e mesfushorit ofanzivë, gjithashtu mund të luajë edhe në pozitën e qendërsulmuesit.

“KF Dukagjini me shumë kënaqësi njofton se ka arritur marrëveshje me Vladyslav Khomutov, për sezonin e ri 2024/25. Ukrainasi rikthehet në klubin tonë pas një sezoni të kaluar te FC Gagra (Gjeorgji) West Armenia (Armeni). 26-vjeçari pritet të jetë një vlerë e shtuar për fazën ofanzive, duke marrë parasysh cilësitë që kishte shfaqur edhe më herët tek ne. Vlady, i cili është produkt i klubit Olimpik Donetsk, luan në rolin e mesfushorit ofanzivë. Ai gjithashtu mund të luajë edhe në pozitën e qendërsulmuesit”, ka njoftuar Dukagjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…