Ekipet me më së shumti tifozë në ‘Euro 2024’, Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha

30 qershor 2024 | 16:55

Mbi 95 mijë tifozë shqiptarë kanë qenë pjesëmarrës në shkallët e stadiumeve për ta përkrahur Shqipërinë në “Euro 2024”, duke lënë pas vetes shumë kombëtare të mëdha dhe duke u tejkaluar vetëm nga Kroacia, Gjermania dhe Turqia. Mediet gjermane kanë publikuar një listë të shteteve me më së shumti tifozë të pranishëm në Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani.

Turqia kryeson listën, e ndjekur nga nikoqiri Gjermania, ndërsa në vendin e tretë janë të pozicionuar kroatët.

Të dhënat e zyrës së sigurisë së UEFA-s kanë rënë në duart e mediave gjermane dhe sipas këtyre të dhënave mbi 95 mijë tifozë shqiptarë kanë “pushtuar” stadiumet gjermane gjatë tri ndeshjeve të fazës së grupeve.

Nikoqiri Gjermania ka pasur 125 mijë tifozë të pranishëm, teksa Turqia kryeson listën me 130 mijë sosh.

Kjo tregon më së miri mobilizimin fantastik që patën bashkëkombësit tanë që jetojnë në diasporë por edhe nga trevat tjera të cilët nuk u kursyen aspak ndaj përkrahjes së kombëtares kuqezi.

Shqipëria ka lënë prapa vetes kombëtare të mëdha si Holanda, Anglia, Italia, Belgjika, Franca, Italia, Spanja e shumë të tjera.

Lista e plotë e kombëtareve me më së shumti tifozë të pranishëm në “Euro 2024”:

Turqia: 130 mijë tifozë

Gjermania: 125 mijë tifozë

Kroacia: 103 mijë tifozë

Shqipëria: 95 mijë tifozë

Rumania: 92 mijë tifozë

Skocia: 82 mijë tifozë

Holanda: 80 mijë tifozë

Serbia: 73 mijë tifozë

Polonia: 70 mijë tifozë

Anglia: 65 mijë tifozë

Austria: 60 mijë tifozë

Danimarka: 60 mijë tifozë

Gjeorgjia: 60 mijë tifozë

Ukraina: 53 mijë tifozë

Belgjika: 50 mijë tifozë

Hungaria: 46 mijë tifozë

Sllovenia: 44 mijë tifozë

Franca: 41 mijë tifozë

Zvicra: 39 mijë tifozë

Republika Çeke: 38 mijë tifozë

Portugalia: 37 mijë tifozë

Italia: 36 mijë tifozë

Sllovakia: 35 mijë tifozë

Spanja: 34 mijë tifozë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e hënë) do të mbajë mot me diell dhe…