Zgjedhjet në Francë: Macron bie në vendin e tretë, Le Pen kryeson në raundin e parë

30 qershor 2024 | 21:17

Rassemblement National e ekstremit të djathtë bëri përparim historik në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative të Francës të dielën, më 30 qershor, votime që u karakterizuan nga pjesëmarrja e lartë.

Me 34% të votave së bashku me aleatët e saj, sipas vlerësimeve fillestare, partia e udhëhequr nga Marine Le Pen dhe Jordan Bardella pothuajse dyfishoi rezultatin e saj nga zgjedhjet e 2022, teksa shpreson të marrë pushtetin për herë të parë.

Presidenti Emmanuel Macron, i cili shpalli zgjedhjet e parakohshme më 9 qershor pas humbjes së palës së tij në zgjedhjet evropiane, e sheh koalicionin e tij në vendin e tretë, me 20.3%, pasi aleanca e partive të krahut të majtë, Nouveau Front Populaire, arriti në 28.1%, sipas sipas vlerësimeve fillestare nga Ipsos Talan për France Télévisions, Radio France, France24/RFI dhe LCP Assemblée Nationale.

Pas publikimit të sondazheve të para të daljes nga votimi në zgjedhjet e Francës ku po fiton e djathta ekstreme, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka komentuar zhvillimet për agjencinë e lajmeve AFP.

Presidenti francez ka bërë thirrje që votuesit të mbështesin kandidatët “republikanë dhe demokratikë” në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen të dielën e ardhshme.

Macron gjithashtu përshëndeti pjesëmarrjen e lartë të votuesve në raundin e parë të sotëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident tragjik në Bazel të Zvicrës i ka marrë…