Nëndega e PDK-së në Zürich, organizon turnir në futboll, për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës

30 qershor 2024 | 22:50

Nëndega e PDK-së në Zürich e udhëhequr nga Shaip Kadriaj ka organizuar turnir në futboll të vogël për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Në këtë turnir kanë marrë pjesë shumë ekipe shqiptare, ku kanë treguar përformancë dhe spektakel të shkelqyeshëm. Ekipi fitues i këtij turniri tashmë tradicional është shpallur “BOMBA 123”, ndërsa në vendit e dytë dhe të tretë janë renditur “Nachos” dhe “Drenica ‘98”.

Këtë turnir e ka bërë madhëshor edhe prezenca e ish-lojtarit të Zvicrës dhe Evertonit, si dhe një ndër aktivistët e parë të riorganizimit të PDK-së në Zürich, Shani Tarashaj, i cili i dha madhështi këtij turniri me praninë e tij.

Njoftimi i plotë i nëndegës së PDK-së në Zürich:

Sot, si nëndegë e PDK në Zürich organizuam me sukses turnirin tonë tradicional të futbollit, për të festuar Ditën e Çlirimit të Kosovës. Ishte një ditë e mrekullueshme me lojëra të zjarrta dhe emocionuese.

Urime ekipit BOMBA 123 për vendin e parë, Nachos për vendin e dytë, dhe Drenica 98 për vendin e tretë!

Të gjithë pjesëmarrësit treguan shpirt sportiv dhe entuziazëm të pashoq.

Një falënderim i veçantë për të gjithë të pranishmit që e bënë këtë ngjarje kaq të veçantë.

Falënderim shkon edhe për sponzorët e këtij turniri që pa ta, suksesi nuk do të ishte i mundur.

Po ashtu, falënderojmë Ismet Gashin, djalin e Heroit të Kombit, Beqir Gashi, për përkushtimin e tij.

Mezi presim aktivitetet e ardhshme së bashku!

Shihemi vitin tjetër!

#PDK #Kosova #Futboll #DitaeÇlirimit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari norvegjez, i cili qëndroi në Kosovë gjatë luftës 1998-1999,…